iPhone 2019, ose iPhone 11 siç jemi mësuar ta quajmë ndryshe, mund të sjellë teknologjinë WiFi 6: të paktën sipas analistit të Barclays, që parashikon integrimin e teknologjisë së fundit WiFi në gjeneratën e ardhshme të iPhone sëbashku me fotokamerën treshe dhe një Face ID të përmirësuar.

Midis risive të tjera të iPhone 2019 duhet të jetë edhe një antenë e re e tipit MPI që do të zëvendësojë modelin aktual për të përmirësuar sinjalin falë edhe një riprojektimi fizik të telefonit. Pavarësisht se nuk parashikohet të suportojë teknologjinë 5G, mund të sjellë përmirësime të mëdha për sa i përket lidhjesh WiFi (+30%). /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment