WhatsApp do të sjellë së shpejti zhbllokimin me anë të shenjave të gishtërinjve dhe njohjes së fytyrës. Dy sistemet e zhbllokimit për iPhone mund të përdoren për të ndaluar që persona të pa-autorizuar të kenë mundësinë të përdorin aplikacionin.

Këto opsione janë të disponueshme në seksionin Privacy të iOS nën seksionin Require Touch ID dhe Require Face ID. Nëse aktivizohen këto opsione, sa herë që hapni aplikacionin WhatsApp do ju kërkohet njohja e fytyrës ose e gishtërinjve.


Për momentin nuk ka akoma një datë për sa i përket lëshimit zyrtar të këtij funksioni. Mund të duhet akoma edhe pak kohë duke qenë se është në zhvillim e sipër. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment