Në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është verifikuar rasti i parë i shpërthimit të baterisë në një iPhone XS Max. Personi i përfshirë në këtë ngjarje ka përsuar disa dëmtime të lehta si pasojë e nxehjes dhe djegies. Në një intervistë ai tregon se si ndodhi ngjarja të cilën po e përshkruajmë më poshtë.

"Gjatë momentit që po haja drekë, nuhata një erë të rëndë që vinte nga xhepi ku mbaja iPhone. Menjëherë ndjeva që aparati u nxeh dhe nisi të dilte tym aq shumë sa u detyrova të dal nga dhoma ku qëndroja. Një koleg më ndihmojë që të hiqja pantallonat pasi në pjesën ku ndodhet xhepi ishte krijuar një e çarë si pasojë e shpërthimit të lehtë të baterisë."

Në të njëjtën ditë personi në fjalë është drejtuar tek Apple Store dhe punonjësit e kanë ndërruar menjëherë aparatin duke e zëvëndësuar me një të ri por duket se kjo histori nuk do të mbarojë me kaq sepse ai mendon të hedhë në gjyq Apple, për gjithçka çfarë ndodhi. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment