Forumi përgjegjës për implementimin e standartit USB-C (USB-IF), ka vendosur që kjo teknologji duhet të integrojë dhe një sistem mbrojtës kundra përdorimit të kavos në favor të programeve ose komponentëve hardware keqdashës. Kjo nevojë ka lindur si pasojë e kërkesës nga përdorues dhe kompani si Apple, të cilët kanë patur probleme serioze sigurie në aparatët e tyre elektronik.

Nëse i referohemi iPhone,  teknologjia aktuale e kavos karikuese të baterisë lejon instalimin në sistem të programeve që kërkojnë të ekzekutojnë kod keqdashës. Këtu mund të përmëndim teknologjinë GreyKey e cila nëpërmjet kavos Lightning dhe një aparati fizik, tenton të gjejë kodin e harruar të aksesimit në iOS ose akoma më keq, lejon aksesimin e iOS kur aparati është i vjedhur.

Forumi USB-IF ka vendosur që kavo USB-C duhet të integrojë një sistem mbrojtës i cili do të realizohet nga një komponent hardware që do të integrohet në kavo dhe do të komunikojë me aparatin nëpërmjet një protokolli të paracaktuar. Më poshtë ju sjellim listën e standartit në fjalë:
  • Integrimi i një protokolli standart për identifikimin e paisjeve të certifikuara si SmartPhone, karikues baterie si dhe çdo lloj aparati tjetër elektronik.
  • Suport për identifikimit nëpërmjet kanaleve të komunikimit USB Data Bus ose USB Power Delivery.
  • Produktet që do të përdorin protokollin e identifikimit do të kenë mundësinë të kontrollojnë, implementojnë dhe të forcojnë ose jo përdorimin e  policave e sigurisë gjatë komunikimit.
  • Të gjitha metodat e kriptografisë do të bazohen në teknologjinë e sigurisë me 128-bit
  • Specifikimi i standartit mund të lejojë përdorimin e metodave kriptografike të njohura dhe të pranuara si të sigurta botërish për të garantuar formatin e certifikatave të sigurisë, firmën dixhitale, gjenerimin e identifikativëve HASH dhe numrave të rastësishëm.
Duke qënë se disa nga këto pika nuk janë të detyrueshme, ekspertët mendojnë se Apple do të integrojë me siguri fazën e identifikimit të pajisjeve të çertifikuara në rastin e teknologjisë Fast Charge ose karikimit të shpjetë. Kjo do të thotë se në të ardhmen, karikuesët e baterive me kavo USB-C të cilët nuk janë të çertifikuar nga vetë kompania, nuk do të jenë më të përdorshëm siç ndodh aktualisht. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment