Spotify ka nisur të testojë një funksion të në aplikacionin për iOS falë të cilit do të jetë e mundur për përdoruesit që të bllokojnë artistët, në mënyrë që të mos shfaqen më në seksionin Discover të javës, as në miksimet ditore dhe as në kërkimet dhe çdo lloj klasifikimi të Spotify.

Ky funksion do të vijë për të gjitha versionet e aplikacionit me përditësimin e ardhshëm. Mund të vendosni praktikisht në një listë të zezë këngëtarin, nuk do të jetë e mundur të dëgjoni këngët e tij as nëpërmjet seleksionimit manual të artistit. I vetmi përjashtim do të jetë nëse artisti i bllokur këndon këngën e dikuj tjetër. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment