Nëse keni realizuar ndonjë fotografi të bukur me iPhone, keni mundësi të bëheni pjesë e garës globale  "Shot on iPhone" që ka organizuar Apple. Kur të përzgjidhen dhjetë fotografitë fituese, do të shfaqen nëpër reklamat e ndryshme në lokalet dhe llogaritë e Apple në rrjetet sociale.

“Mos pritni kompensim apo shpërblim me para, sepse çmimi monetar nuk e paguan vlerën e fotografisë” kanë bërë të ditur organizatorët. Për të marrë pjesë në garë, duhen ndjekur llogaritë e Apple në Instagram apo Twitter.

Bashkë me postimin e fotografisë që është publik, duhet të tregohet edhe modeli i iPhone me të cilin është realizuar, dhe t’i shtohet edhe thurja #shotoniPhone. Imazhet e pranuara, do të vlerësohen nga një juri speciale, që përfshinë njohës të fotografisë dhe zhvillues të sistemeve të teknologjisë për fotografim.

Imazhet e padenja dhe që përfshijnë lakuriqësi do të largohen, teksa fituesit bëhen të ditur më 26 tetor 2019. Për të treguar se çfarë lloj fotografie po kërkohet, Apple e ka postuar vetëm një shembull që mund ta shihni më sipër, ndërsa pret maksimumin e kreativitetit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment