Pas detajeve të shumta të ditëve të fundit, rreth dizajnit të modelit të ardhshëm iPhone, kanë nisur të qarkullojnë edhe zërat e parë rreth specifikave teknike. Detajet e reja kanë të bëjnë me sensorët e pasëm të fotokamerës që pritet të jenë 14MP+10MP dhe një i tretë që për momentin mbetet i panjohur.

Ju kujtojmë se për momenti iPhone XS dhe XS Max kanë një dopio sensor me 12Mp. Ndërsa fotokamera frontale duhet të kalojë nga 7Mp që është aktualisht në 10Mp, që do të rriste ndjeshëm cilësinë e fotove dhe mund të sjellë në të njëjtën kohë edhe përmirësime për sa i përket Face ID. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment