Dita ditës po rriten thashethemet dhe informacionet rreth risive të mundshme të iPhone 11 që do të prezantohet gjatë vjeshtës, me shumë mundësi në tre versione të ndryshme (dy modele OLED dhe një model LCD). Risia më interesante që është raportuar së fundmi, ka të bëjë me ekranin që pritet të ketë një frekuencë përditësimi më të lartë, afër 120Hz ashtu si modeli i ri iPad Pro.

Bateria e modelit të ardhshëm iPhone duhet të jetë 4.000 mAh në modelin Max, me rikarikim wireless më të shpejtë me 15W edhe në modelet XS dhe XR. Rikarikimi wireless në modelet aktuale arrin në 7.5W me aksesorët Qi që janë kompatibël. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment