Dy punonjës të Huawei të cilët dërguan një mesazh në Twitter nga një iPhone janë ndëshkuar sipas disa raportimeve. Në një cicërimë të publikuar në ditën e parë të vitit të ri ku shkruhej “Happy #2019” mbante “firmën” e “Twitter for iPhone.”

Ironikisht kompanitë Kineze janë ato të cilat me çmime të ulëta kanë tentuar largimin e konsumatorëve nga gjiganti Amerikan. Vitin e kaluar Huawei parakaloi Apple për nga numri i pajisjeve të shitura në mbarë botën duke zënë vendin e dytë pas Samsung.


Por ditën e Premte në një memo të brendshme të Huawei e raportuar nga Reuters, dy punonjësit janë ulur në detyrë dhe pagat u janë reduktuar. Zakonisht Kina bllokon aksesin në rrjetet sociale Perendimore por përdoruesit kanë arritur ta anashkalojnë duke përdorur rrjete VPN.

0 komente:

Post a Comment