Google sjell Material Theme edhe në versionin iOS të Gmail. Ky rinovim i aplikacionit Gmail për iOS ofron disa nga funksionet e shtuara në versionin web disa muaj më parë. Risia e parë është se aplikacioni tani prezantohet me një pamje grafike krejtësisht të bardhë.

Lart ndodhet një dritare kërkimi me një buton majtas dhe ikonën e profilit djathtas. Ky element mund të përdoret për të ndryshuar me shpejtësi account. Një avantazh i këtij dizajni të pastër është se etiketat dhe ngjyrat shfaqen direkt në listën e bashkëbisedimeve.

Gjithashtu, foto dhe dokumentat do të shfaqen direkt në listën e bashkëbisedimit për një qasje më të shpejtë. Tani Gmail do të shfaq edhe njoftime të mëdha me ngjyrë të kuqe për mesazhet e "rrezikshme". Përditësimi do të jetë i disponueshëm për të gjithë ditët e ardhshme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment