Fuzion është një aplikacion për iPhone 8 Plus, iPhone X dhe modelet më të reja që ofron disa efkte për fotot portretet tuaja. Aplikacioni krijon një lloj magjie duke bashkuar foto dhe selfie me një thellësi të caktuar, duke krijuar kështu portrete origjinale, duke shfrytëzuar dopio fotokamerën e modeleve më të reja iPhone.

Shkurtimisht, bëhet fjalë për një editor fotografik që shfrytëzon thellësinë TrueDepth dhe dopio fotokamerën për të njohur automatikisht fytyrën e një personi duke e tranformuar atë dhe duke i shtuar një sfond plot me efekte. Natyrisht, çdo modifikim nuk do të ketë nevojë për ndonjë njohuri grafike të caktuar, çdo gjë do të jetë automatike.

Fuzion është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 12 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone 8, iPhone X, iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment