Një raport i ri i publikuar nga Counterpoint tregon se, pavarësisht numrit më të vogël në krahasim me pritshmëritë, iPhone XR ka qenë modeli më i shitur nga Apple në muajin nëntor. Në të njëjtën periudhë në vitin 2017 ishte iPhone X që e fitonte sfidën, duke shitur 50% më shumë në krahasim me iPhone XR.

Counterpoint ka konfirmuar rënien e shitjeve të modeleve të reja iPhone, sidomos në Azi, por edhe në Europë dhe Amerikë ku ka ndikuar shumë ulja e ofertave nga operatorët telefonik. Ndërsa rënia në Kinë dhe Indi justifikohet nga çmimi i lartë i iPhone në krahasim me smartphone-t konkurues kinez.

Këto janë të dhënat kryesore të Counterpoint:

  • Shitjet e modeleve të reja iPhone (XR, XS, XS Max) kanë regjistruar një rënie me 20% në krahasim me vitin e kaluar (iPhone 8, 8 Plus, X) në muajin nëntor.
  • iPhone XR ka kaluar XS e XS Max për sa i përket pajisjeve të shitura. iPhone XR me 64 GB është modeli më i shitur nga Apple gjatë muajit nëntor. 

0 komente:

Post a Comment