Duke u nisur nga ankesat e shumta dhe video-t e postuara në Youtube, të cilat fokusojnë problemin e përkuljes në iPad Pro, Apple ka vendosur të sqarojë që nëse përkulja është prezente dhe por pak e dukshme ose e dukshme vetëm nga disa kënde vështrimi, atëher ajo mund të jetë normale, por gjithsesi vë në dispozicion një program zëvëndësimi për ata të cilët duan ta ndërrojnë.

Në deklaratën e publikuar shkruhet:

"Dizajni i versionit të ri të iPad Pro përbëhet nga alumin i fortë, me preçizion të lartë, i lehtë dhe i durueshëm ndaj goditjeve. Në krahasim me versionin paraardhës, këndet e produktit nuk janë më të harkuara por formojnë kënde drejtkëndore dhe inkorporojnë teknologjinë më të avancuar.

Për të ofruar shërbim optimal të valëve të rrjetit telefonik, në trupin e iPad Pro janë krijuar kanale me preçizion të lartë të cilat na lejojnë që të integrojmë antenat. Për të vendosur antenat dhe për herë të parë, në iPad Pro është aplikuar teknologjia co-molding.

Kjo teknolgji siguron injektimin e plastikës në kanalet e trupit prej alumini me temperaturë të lartë. Për të patur nje ngjitje sa më ideale dhe preçize, plastika shkrihet aq shumë sa futet në mikro poret e materialit të aluminit duke siguruar një ngjitje pothuajse hermetike dhe të durueshme në kohë. Pas këtij proçesi, plastika e injektuar në kanalet e antenave, përpunohet me makinerinë CNC e cila rafinon lidhjen e saj me materialin e aluminit duke krijuar një strukturë solide.

Ekzistenca e kanaleve që mbajnë antenat e rrjetit celular nuk mund të infuluencojnë në deformimin e trupit të iPad nëse përdoret në kushte normale. Deformimi që shihet vetëm në disa kënde vështrimi është i pa konsiderueshëm për funksionin normal të tij"

/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment