Apple po studion gjeste të reja për të kontrolluar iPhone dhe Apple Watch. Në një patentë të kompanisë të publikuar së fundmi nga faqja e njohur CultOfMac flitet për mekanizma që janë në gjëndje të kuptojnë falë acelerometrit se si iPhone mbahet në dorë, për shembull, duke aktivizuar automatikisht fotokamerën.

Në një patentë tjetër vihen në pah disa gjeste për Apple Watch, sisteme që janë në gjëndje të kapin lëvizjet, si për shembull funksioni "Ngrije për të folur" që është në gjëndje të kuptojë se kur përdoruesi ngre pulsin duke aktivizuar kështu asistentin vokal Siri.


Në patentën e re flitet për mundësinë e njohjes së disa lëvizjeve të reja, duke kryer veprime të ndryshme në bazë të pozicionit të dorës së përdoruesit ose orientimit të pajisjes. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment