Sipas portalit me origjinë nga Republika Kineze, ChargerLAB, Apple ka nisur prodhimin e produktit të shumë pritur AirPower, i cili do ti japë mundësi përdoruesit të karikojë baterinë e disa iDevice, në të njëjtën kohë. Ky produkt u prezantua për herë të parë gjatë eventit të vjeshtës por nuk erdhi kurrë në treg.



AirPower do të mundësojë karikimin e iPhone 8 e sipër, Apple Watch 3 e sipër dhe Airpods. Dizajni i jashtëm ka një formë ovale dhe sipas ekspertëve, lartësia nuk do të kalojë 1 cm. Për të karikuar iDevice-t, do të mjaftojë që ato të vendosen mbi AirPower dhe karikimi do të bëhet nëpërmjet teknologjisë Wireless ose karikim pa lidhje me kavo.

Burimet e informacionit përcaktojnë 3 mujorin e parë të këtij viti, si periudhë maksimale për të qënë i disponueshëm në Apple Store ndërsa çmimi nuk është akoma i qartë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment