Tashmë kanë kaluar më shumë se dy vjet nga prezantimi i kufjeve të para AirPods të cilat qëndrojnë akoma në versionin e parë dhe nuk janë përditësuar për sa i përket aspektit hardware. Sipas një raporti të Digitimes, Apple mund të prezantojë modelin e ri gjatë këtij viti dhe do të ketë disa risi.

Risia e parë, sipas Digitimes, mund të jetë dizajni, që duhet të përshtatet dhe modifikohet sidomos për shtimin e sensorëve për monitorimin e shëndetit. Kjo mund të na bëjë të mendojmë edhe për një rritje të madhësisë, për të shtuar sensorët e rinj ose një bateri më të fuqishme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment