Tim Cook ka zbuluar disa detaje interesante rreth fushatës së zëvendësimit të baterisë së iPhone me një çmim më të arsyeshëm si dëmshpërblim për konsumatorët që u prekën nga skandali i reduktimit të performancës së iPhone nëse bateria e tyre ishte e konsuamuar.

Zakonisht gjatë një viti zëvendësoheshin 1-2 milion bateri smartfonësh. Fushata nisi një vit më parë pasi u mësua se Apple reduktonte performancën e iPhone për shkak të degradimit të baterive. Trendi në një mënyrë apo tjetër ka arritur të dëmtojë shitjet e iPhone. Miliona konsumatorë përfituan bateritë për 29 dollarë dhe qëndruan me iPhone-in e tyre duke mos i zëvendësuar.

Me këtë ndryshim, performanca e telefonit rikthehej në normalitet. Modelet e vjetra si iPhone 6 ishin më të shpejtë dhe mbanin për një kohë më të gjatë. Tim Cook madje tha se në rënien e të ardhurave ka ndikuar edhe zëvendësimi i baterive me kosto të reduktuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment