Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Tunes Flow, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Tunes Flow është një program i cili sjell në iOS një Media Player alternativ. Albumet do të organizohen në skedarë në 3D dhe për çdo pjesë që ekzekutohet mund të kontrollohen të gjitha parametrat e audios nëpërmjet ekualizer-it që programi ju vë në dispozicion.

Breathing Zone, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Breathing Zone është një program i cili ju ndihmon të kaloni momentet e stresit ditor. Ai do të gjenerojë muzikë dhe imazhe relaksuese të cilat do të ndryshojnë humorin duke lehtësuar ndjeshëm stresin.


5th Grade Reading, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
5th Grade Reading është një program i cili përmban pyetje dhe shpjegime që lidhen me edukimin e adoleshentëve. Ata mund të mësojnë shumë gjëra duke u përgjigjur pyetjeve që programi do ti bëjë dhe sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment