Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Towaga, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Towaga është një lojë me aksion ku ju do të luani në rolin e një personazhi mistik i cili do të luftojë për njerëzit  e tij me forca mbi natyrore të cilat do të bëjnë të pamundur të përfundojnë udhëtimin tuaj. Sot mund ta merrni falas këtë lojë.


Spite & Malice, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Splice & Malice është një lojë me letra fati, ku qëllimi kryesor është të nxisni kundërshtarin të luaj letrat tuaja. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas dhe ta luani me miqtë tuaj online.


Tweety Pro Widgets, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Tweety Pro Widgets është një program i cili ju ndihmon të keni në qëndrën e njoftimeve të iOS të gjitha lajmet nga rrjeti social Tweeter. Pasi të bëni konfigurimin e programit me akountin Tweeter, çdo lajm do të shfaqet në qëndrën e njoftimeve duke ju dhënë mundësinë që të lexoni menjëherë, lajmet më të rëndësishme për ju.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment