Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Puzzle Bonsai, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Puzzle Bonsai është një lojë me temë kuic ku duhet të vendosni në degët e një peme bonsai gjethet e duhura në degët e saj për ta rindërtuar. Loja ofron 90 nivele të ndryshme ku në secilën nga ato vështirësia rritet.

- Fleet of Heroes, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Fleet of Heroes është një lojë me aventurë dhe aksion e cila ambjentohet në hapësirë. Do të keni në dispozicion një flotë luftarake të cilën duhet ta aktivizoni gjatë sulmeve armike. Sot mund ta merrni falas vetëm për një periudhë të limituar.


Orsus, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orsus është një lojë në të cilën ju do të drejtoni një grimcë  atomike në univers. Duhet të zbuloni të gjitha forcat që e pengojnë atë arrij skajet e hapësirës. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment