Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Windfulnesss: Meditate and Relax, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Windfulness është një program i cili sjell në iOS tinguj natyror të cilët ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të mendoni duke u fukusuar. Programi është i përbërë nga kategori të ndryshme tingujsh dhe ofron shumë funksione të cilat e bëjnë atë një nga më të mirët në App Store.


Calendarium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Calendarium është një program edukativ i cili do t'ju shfaqë çdo ditë ngjarjet kryesore që kanë ndodhur në të kaluarën. Gjithashtu informacione do të shfaqen edhe në menu-në Home nëpërmjet një Widget-i.


- 5th Grade Math Testing Prep, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
5th Grade Math është një lojë me temë kuic e cila i dedikohet nxënësve të shkollave fillore ku ato do të ushtrohen në lëndën e matematikës në gjuhën angleze, duke zgjidhur kuicet që i kërkohen, brënda një kohe të caktuar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment