Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Mount Burnmore, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Mount Burnmore është një program i cili ju ndihmon të digjni kalori trupore, duke transformuar të gjitha ushtrimet në formën e një loje. Nëpërmjet kuiceve që ju kërkohet të zgjidhini, ushtrimet që duhet të bëni do të duken shumë të lehta dhe kjo falë interaktiviteti me programin.


A Parcel of Courage, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
A Parcel of Courage është një libër interaktiv për fëmijë i cili i ndihmon ata të mësojnë të lexojnë, të luajnë dhe të zbulojnë shumë gjëra të reja. Nëpërmjet tutorit interaktivi, gjithçka do të jetë e lehtë të kuptohet dhe mjaft e këndshme për fëmijën. Sot ky program mund të shkarkohet falas.


WorkBreaker, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
WorkBreaker është një program i dobishëm i cili do të rrisë produktivitetin tuaj në punë duke ju këshilluar të bëni pushime të shkurtra gjatë punës. Në këtë mënyrë mëndia do të jetë më e relaksuar e cila do të kthehet në një potencial të vërtetë gjatë aktiviteteve ditore.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment