Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Retro Pixel, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Retro Pixel është lojë me temë kuic ku qëllimi juaj do të jetë të arrini portat e daljes kudo që ato ndodhen, në 88 nivelete e ndryshme. Duke prekur mbi ekran duhet të spostoni pikselin derisa të arrini në destinacion por kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë.


- TimeMap, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
TimeMap është një program i dobishëm i cili do t'ju tregojë në kohë reale, orën aktuale të një ose më shumë shtetve në botë. Veçoria e tij është se të gjithë informacionet mund ti merrni në të njëjtën faqe dhe për të shtuar një informacion kohe të një qyteti tjetër, do t'ju duhen vetëm pak klikime.


- Essential Oils Guide, nga 6.89€, falas. /iPhone, iPad
Essential Oils Guide është një program i dobishëm për shëndetin tuaj, i cili sjell një enciklopedi  të plotë në lidhje me vajërat esencial. Në të do të gjeni informacione në lidhje me mënyrën se si dhe ku mund të përdoren, si dhe shumë informacione të tjera.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment