Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Nimian Legend, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Niman Legend është një lojë me aventurë dhe fantazi ku ju do të luani në rolin e një vajze e cila duhet të zbulojë botën ku jeton dhe mbi të gjitha të mbijetojë. Loja ju përfshin në një ambjen grafik fantastik të cilin duhet vetëm ta eksploroni.


- ChillScape, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
ChillScape është një program i cili ju ndihmon të relaksoheni. Në sfond do të shfaqen disa figura që lëvizin ngadalë dhe të shoqëruara me muzikë qetësuese. Nëse dëshironi mund të shtoni figura ose melodi të tjera.


Thundergut's Revenge, nga 0.89€. falas. /iPhone, iPad
Thundergut's Revenge është një lojë me aksion dhe aventurë ku do të luani në rolin e një harkëtari i cili duhe të shpëtojë mjeshtrin e tij të marrë peng. Do të luani në 30 misione të ndryshme ku do të kërkohet aftësi për të goditur në shenjë armiqtë. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment