Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Tiny Tanks, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tiny Tank është një lojë me aksion e cila është ndërtuar mbi një bazë grafike inovative dhe do t'ju argëtojë pa masë me 50 nivelet e saj dhe 8 tipe të ndryshëm armiqsh të cilët duhet ti mposhtni. Sot mund ta shkarkoni falas.


PirTie, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
PirTie është një program argëtues në të cilin mund të krijoni imazhe abstrakte duke ndryshuar ngjyrat dhe figurat gjeometrike të cilat përbëjnë vetë imazhin. Me pak fantazi mund të krijoni imazhe të veçanta dhe më pas ti ruani ato.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment