Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Speaky, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Speaky është një program i cili sjell në iOS një lexues artikujsh virtual. Gjithçka që duhet të bëni për ta përdorur, është të kopioni tekstin në seksionin e paracaktuar dhe leximi vokal do të nisë sapo të shtypni butonin Play.  Sot këtu program mund ta shkarkoni falas për një kohë të limituar.


- Duck Bumps, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Duck Bumps është një lojë për të gjithë familjen ku qëllimi është të mbijetoni sa më shumë me rosakun që kërcen ku duhet të evitoni të gjitha pengesat për të arritur në fund të misonit. Ja vlen ta provoni në kohën e lirë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment