Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- BFT: Bear Focus Timer, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Bear Focus Timer është një program i dobishëm i cili sjell në iOS një mënyrë për të menaxhuar aktivitetet ditore nëpërmjet teknikës Pomodoro. Për ta përdorur atë duhet të përcaktoni më parë se cili është aktiviteti, më pas ta ndani në njësi kohore nga 25 minuta, që quhen Pomodoro dhe programi ju njofton sa herë skadon një njësi. E gjithë kjo teknikë ju ndihmon të jeni sa më produktiv.


- Change: Currency Converter, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Change është një tjetër program i dobishëm i cili sjell funksionin e konvertimit të monedhave në iOS. Vetëm me pak hapa do të merrni kursin e këmbimit për 85 monedha të ndryshme dhe informacioni është gjithmonë i përditësuar.


- Deep Whois, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Deep Whois është një program i cili i dedikohet inxhinierëve informatik dhe jo vetëm. Ai sjell në iOS funksionin e një nga komandave më të përdorura në sistemet Unix, Whois, i cili shfaq detajet për personin ose kompaninë që ka në pronësi një emër Domain.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment