Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Hardboiled, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Hardboiled është një lojë me aksion dhe aventurë ku ju do të ndihmoni një nga të mbijetuarit në tokë të cilët duan të luftojnë për të mbledhur sa më shumë sende për të mbijetuar pas katastrofës nukleare që ndodhi mbi planetin tone.


- Magnus Kingdom of Chess, nga 7.89€, falas. /iPhone, iPad
Magnus Kingdom është një lojë edukative e cila ka arritur shumë shkarkime në App Store dhe sot vjen fjalas për një periudhë të limituar. Qëllimi i lojës është të mësoni të gjitha rregullat e lojës shah dhe më pas të merrni pjesë në sfida. Loja këshillohet për fëmijë dhe të rritur.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment