Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Weple Habit, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Weple Habit është një program inovativ dhe i dobishëm i cili ju lejon të ruani shënime apo evente që do të keni në të ardhmen. Veçantia e tij qëndron tek mënyra se si përdoret. Për të shtuar një shënim apo event, do t'ju duhen vetëm pak klikime.


- Sun of the Sun, nga 0.89€, false. /iPhone, iPad
Sun of the Sun është një lojë me aventurë për të gjithë familjen. Qëllimi është të ndihmoni rrezet e diellit të përhapen kudo në botë, por më parë duhet të kaloni të gjitha vështirësitë që do të gjeni gjatë rrugës.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment