Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Scelta: Track My Weight, nga 4.79€. falas. /iPhone, iPad
Scelta është një program inovativ në të cilën mblidhni pikë duke humbur peshë reale trupore. Duke rrespektuar të gjitha sugjerimet javore, programi do të konvertojë peshën e humbur në pikë e cila mund të krahasohet me atë të arritur nga miqtë apo persona nga e gjithë bota.


- Fractal Space, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fractal Space është një lojë me temë kuic e cila ambjentohet në stacioni hapsinor. Duhet të gjeni rrugën e duhur për të dalë nga aty. Kini kujdes sepse në çdo sektor të stacioni do të përballeni dhe me pengesa të paparashikuara.


- Learn English Sentence Master, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Learn English Sentence Master është një lojë me temë kuic ku duhet të zgjidhni fjalitë në gjuhën angleze për të përfunduar nivelin. Për më tepë, loja ju ndihmon të perfeksiononi dhe gjuhën angleze.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment