Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Wonderland: Little Mermaid, 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Wonderland eshtë një lojë edukative ku fëmijët do të mësojnë gjithçka për një vënd të quajtur Wanderland të zhytur nën ujë. Ata do të mësojnë gjithçka në lidhje me veshjet, muzikën dhe kulturën ku argëtimi nuk ka fund.


- Binoculars, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Binokulars është një program i cili shfrytëzon fotokamerën e iDevice për të realizuar funksionin e dylbive, të cilët kanë aftësinë të afrojnë objektet që ndodhen në distancë. Programi ju lejon të zgjidhni midis disa modeleve dhe më pas mund të shikoni objektet në distancë në detaje dhe ti fotografoni.


Phone Drive, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Phone Drive është një programet më të mira në App Store i cili ju lejon të menaxhoni në të njëjtën kohë disa llogari që mund të keni në sisteme të ndryshme Cloud, si Google Drive apo Drop Box. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas. 


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment