Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dream Bubblez, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dream Bubblez është një lojë me temë kuic ku qëllimi është të prekni fluskat e mëdha brënda një kohe të caktuar dhe pa prekur të tjera dhe nëse kjo ndodh atëherë loja mbaron. Ja vlen ta provoni në kohën tuaj të lirë pasi nuk kërkon shumë impenjim, por vetëm përqëndrim.


Cribbage HD, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Cribbage është një lojë fati, në të cilën ju do të luani online me miqtë tuaj. Loja ngjason me lojën poker por ka disa ndryshime të cilat do t'ju shpjegohen para se të nisni ndeshjen e parë. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment