Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Digital Barometer S10, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Digital Barometer është një program i dobishëm i cili do t'ju japë në kohë reale të dhënat në lidhje me motin në qytetin tuaj. Mënyra se si ai do të shfaqë informacionin është unike dhe e thjeshtë për tu kuptuar.


Blink: Quick Memo, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Blink është një program që na lejon të shtojmë shënime në mënyrë mjaft të shpejtë, dhe ndryshe nga programet e tjera, ai mund t'ju diktojë me zë çdo fjalë të shkruar. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Bigfoot Moji, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Bigfoot Moji sjell në tastierën e iOS një listë me ikona të cilat fokusojnë një gorilla këmbëmadh. Ato mund ti përdorni për ti shprehur emocione miqve tuaj nëpërmjet mesazheve të shkruajtura dhe sot mund ta merrni falas për një periudhë të limituar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment