Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- You Against Me, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
You Against Me është një lojë me temë kuic e cila mund të luhet midis 2 personave. Qëllimi i lojës është të merrni sa më shumë numra nga kundërshtari kur keni rradhën për të luajtur. Rregullat mësohen shumë shpejtë por duhet të jeni të shkathët dhe të vëmëndshëm për të krijuar strategji fituese.


- Ratio Rumble, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Ratio Rumble është një lojë edukative për fëmijë të cilët mund të zgjedhin një personazh dhe të luftojnë duke miksuar materiale kimike që shkaktojnë dëm tek kundërshtari. Sot kjo lojë mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar.


- Pixave, nga 5.79€, falas. /iPhone, iPad
Pixave është një program i cili ju jep mundësinë të organizoni imazhet duke i grupuar ato sipas parametrave që dëshironi. Programi mund të mësohet të përdoret shumë shpejt dhe për ju që keni shumë foto në Galerinë e iOS, do të jetë zgjidhja ideale për ti organizuar ato.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment