Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Prof. Hornet Teleprompter Pro, nga 8.89€, falas. /iPhone, iPad
Prof. Hornet Teleprompter është një program i dobishëm nëse duhet të mbani fjalime publike. Ai mund t'ju shfaqë në kohë reale informacione që vijnë nga dokumentët Word dhe jo vetëm. Gjithashtu ai ju lejon të krijoni dokumente direkt nga vetë programi në iOS dhe sot mund ta merrni falas për një kohë të limituar.


- Learn Portuguese, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Learn Portuguese është një program interaktiv dhe shumë efiçent nëpërmjet të cilit mund të mësoni bazat e gjuhës Portugeze. Nëpërmjet tutorit do të keni mundësi të ndiqni një seri leksionesh virtuale të cilat do t'ju ndihmojnë të përmirësoni edhe shqiptimin e fjalëve në mënyrë të përsosur.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment