Për të gjithë ju që jeni të interesuar të instaloni Jailbreak në iOS 12, në rrjet është publikuar një lajm i pakonfirmuar ku përshkruhet se si është arritur të zbulohet një dobësi tek sistemi operativ në fjalë. Sipas ekspertëve, iOS 12 ka një "portë" në kodin ekzekutiv e cila mund ti lejojë program si Pangu të sjellin Jailbreak të plotë edhe për versionin e fundit të sistemit operativ për iDevice.

Kjo gjithsesi nuk do të thotë se Jailbreak është gati, pasi për të nxjerrë një program të përdorshëm nga të gjithë kërkohet impenjim nga ana e programuesve e cila përkthehet në kosto. Lajmi i zbulimi të një dobësie të rëndësishme në iOS 12 pritet që të vendosë në lëvizje zhvillues të njohur të botës së Jailbreak, si  unc0ver apo Pwn20wnd të cilët kanë punuar intensivisht me Jailbreak për iOS 11.4.1. Gjithashtu ne ju këshillojmë që të mos përditësoni sistemin operativ tek iOS 12 nëse dëshironi të keni Jailbreak, derisa një program i përshtatshëm dhe funksional të publikohet. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment