Snapfood është një aplikacion iOS që prek një audiencë të gjerë në fushën e gastronomisë. Snapfood është mënyra më e shpejtë dhe praktike për të porositur ushqim kudo që të jesh. Duke ndjekur vetëm disa hapa të thjeshtë, mund të zgjedhësh për të porositur nga një shumëllojshmëri restorantesh dhe kuzhinash, numër ky që rritet çdo ditë.

Mjafton të shkruani adresën tuaj dhe ne do të shfaqet një listë me restorantet, në të cilat mund të bëni porosi. Me Snapfood kurseni kohë dhe hani mirë! Me Snapfood ju kurrë nuk do të jeni të uritur!
Disa hapa dhe do të jeni duke shijuar vaktin tuaj në ambientet e punes, shtëpisë apo kudo që ndodheni.

1. Kërkoni për restorantin afër zones suaj apo edhe atë më të preferuarin
2. Zgjidhni ushqimin që dëshironi
3. Bëni porosinë dhe do të prisni jo më shumë se koha e dorëzimit e treguar pas porosisë
4. Shijoni ushqimin dhe do të keni një vazhdim të bukur të ditës suaj.

RESTORANTET MË TË MIRA
Snapfood ofron zgjedhjen më të madhe të restoranteve në vend, ushqimin Italian, ushqimin japonez, ushqimin kinez, gatime tradicionale, pizza, fast food etj.

MUNDESI ZGJEDHJE
Ju mund të kerkoni ushqimin ose restorantin tuaj të preferuar. Platforma ju sygjeron gjithashtu edhe ushqimet më të pëlqyer nga klientet e tjerë, ofertat dhe menun e veçantë ditore të restoranteve.

I THJESHTË NË PËRDORIM
Kur porosisni duke përdorur aplikacionin, do të shmangni ngatërresat e bëra kur porosisni me telefon. Restoranti do të marr porosinë tuaj me detaje dhe do të kujdeset për të.

FOOD DELIVERY MË I SHPEJTË
Platforma jonë në bashkëpunim me restorantet ju siguron që ushqimi juaj të jetë përpara jush sa më shpejtë të jetë e mundur. Ju sigurojmë që porosia juaj nga çdo restorant i mundshëm do tju vij në një kohë mesatare prej 20 minutash.

Snapfood | iOS 9.0 | App Store - Falas

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment