Lajme të këqija për fansat e Jailbreak: për shkak të disa problemeve me sigurinë, Saurik ka vendosur të mbyllë përfundimisht Cydia Store, platformën më të famshme dhe më të përdorur për programe dhe tweak jo zyrtare Apple.

Lajmi është publikuar nga vetë Saurik në Reddit, ku ka pohuar se Cydia Store kohët e fundit ishte shfrytëzuar shumë pak nga përdoruesit duke mos sjellur përfitime, gjithashtu një bug ka rrezikuar sigurinë e përdoruesve.

Që sot, përdoruesit që kanë iPhone jailbroken nuk mund të blejnë më programe në Cydia Store, por mund të vazhdojnë të shkarkojnë tweak dhe app falas. Përdoruesit munden gjithashtu të shkarkojnë materialet që kanë blerë në të kaluarën. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment