Lajme të mira për të gjithë futbolldashësit, ka mbërritur në App Store loja Pro Evolution Soccer 2019, që sjell sezonin e ri 2018/2019. Aplikacioni mobile PES 2019 shfrytëzon të njëjtit motor grafik të disponueshëm për konsol, duke ofruar kështu një simulim perfekt për pajisjet mobile.

Ky version i lojës sjell 8000 animacione lojtarësh dhe një eksperiencë të rë grafike falë integrimit të UNREAL ENGINE 4, në gjëndje të ofrojë një lojë më pranë realitetit. Janë shtuar liçencat zyrtare për 12 kampionate të reja: kampionati rus, belg, skocez, danez, suedez, portugez, turk dhe kampionatet amerikano jugore të Argjentinës dhe Kilit. Janë shtuar edhe kampionati japonez, kinez dhe tailandez.

Loja ofron edhe sfida online ku mund të sfidoni kundërshtarë nga e gjithë bota por edhe miqtë tuaj në ndeshje 1vs1 ose në kampionat. /iPhoneAlbania

Pro Evolution Soccer 2019 | iOS 9 | App Store - Falas

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment