Samsung ka prezantuar në një event special serinë e re të SmartPhone Galaxy A8s të cilët sjellin për të parë ekranin Infinity ku merr të gjithë gjatësinë dhe gjërësinë e pjesës ballore përveç fotokamerës  e cila  është spostuar në të djathë të produktit në formën e një rrethi.

Gjithashtu pas shumë vitesh anti rreklamë kundra Apple, për faktin se ishte kompania e parë që hoqi suport për kufjet klasike Jack, tashmë është dhe ajo që i bashkohet, duke mos i dhënë më mundësi përdoruesit të përdorë direkt kufjet normale. Në vënd të tyre mund të përdorni kufjet me fishë usb-c, versionin wireless ose të blini një adaptor i cili konverton hyrjen Jack në usb-c.


Galaxy A8s do të vij në treg shumë shpejt dhe në lidhje me çmimin akoma nuk dihet me saktësi sa do të kushtojë në Europë dhe Amerikë. Në vazhdim po ju sjellim një video ku Samsung vë në "lojë" përdoruesit e iPhone pasi nuk mund të përdorin më kufjet Jack.



/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment