Në këtë artikull do t'ju sjellim disa detaje në lidhje me një produkt që ka arritur shitje të larta dhe që i dedikohet të apasionuarve të lojërave dixhitale. Nintendo, një nga kompanitë më të mëdha në botë, sjell një version hibrid të pajisjes që mund të ekzekutojë lojërat e famshme, si Super Mario. Aparati mund të përdoret në mënyrë hibride, me ekranin e inkorporuar ose mund të lidhet me një Smart TV.


Nintendo Switch përbëhet nga 2 joystik ose kontrollues të lojës, të cilët mund të ndahen nga aparati kryesor dhe të përdoren pa lidhje me kavo, pra wireless. Monitori i integruar ka kualitet 1080p nëse dëshironi ti luani lojërat aty. Gjithashtu integron një memorie pre 32 GB për të ruajutur të gjitha lojërat e preferuar dhe avancimet në secilin prej atyre.


Kompania Nintendo ka krijuar një dyqan virtual nga ku mund të blini lojërat online, ose mund ti blini ato fizikish, pra të blini skedën e memories që përmban lojën e preferuar dhe ta transferoni në aparatin kryesor  për ta luajtur në çdo moment. Përsa i përket çmimit ai kushton 299$ i cili është disi i lartë krahasuar me konsolë lojërash si Sony PlayStation por nga ana tjetër siguroni argëtim pa fund me miqtë apo dhe me familiarët dhe mund të transportohet shumë lehtë.

 /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment