Sipas raportit të ETNews, Apple do të përdorë një teknologji të re për të realizuar ekrane OLED më të hollë dhe më të lehtë që do të montohen në të paktën njërin prej modeleve të reja iPhone që pritet të prezantohet në vitin 2019.

Raporti konfirmon se Apple ka vendosur të përdor disa panele OLED flexible touch-integrated, që kanë një strukturë pak ndryshe në krahasim me ekranet e përdorur në modelet aktuale. Ekranet aktual përdorin një shtresë touch-sensitive të ndarë që ndodhet në pjesën e sipërme të ekranit. Duke integruar këtë shtresë në ekranin OLED, Apple mund të realizojë iPhone pak më të lehtë dhe të hollë.

Këto ekrane të reja OLED “Y-OCTA” do të realizohen nga Samsung. Kjo teknlogji duhet të jetë gati përpara lançimit të iPhone-it të ardhshëm. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment