Menjëherë pas debutimit të iOS 12.1.2 disa përdorues kanë raportuar probleme me sinjalin celular. Edhe pse problemi nuk është aq i përhapur në masë, në rrjetin social Twitter kanë shpërthyer ankesat. Përditësimi duhej të adresonte dy probleme në iPhone XR, iPhone XS dhe iPhone XS Max: njëri me funksionin eSIM dhe tjetri problemet e rrjetit celular.

Fillimisht ato u shfaqën në Turqi ndërsa tani është përhapur më tej. Menjëherë pas përditësimit, përdoruesve u shfaqej teksti “No Service” ku duhej të ishte emri i operatorit. Përdoruesit kanë raportuar probleme nga Evropa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment