Sfida që Huawei i ka lançuar proçesorit A12 Bionic të Apple, i është kthyer mbrapsht duke u transformuar në një shuplakë të vërtetë për kompaninë kineze. Këtë e konfirmojnë testet e publikuara gjatë këtyre orëve ku krahasohet një Kirin 980, i cili është i ndërtuar me të njëjtin proçesor 7nm dhe 6,9 miliardë transistor po ashtu si proçesori A12, dhe nga rezultatet del se Huawei Mate 20 Pro, i cili ka një çip Kirin 980, humbet kundrejt rivalit iPhone Xs Max.

Videoja shfaq se si Mate 20 Pro niset me një avantazh ndaj iPhone Xs Max gjatë hapjes së aplikacioneve të para, ndërsa më pas pajisja Apple i imponon ritmet e saj. Kjo ndodh si në xhiron e parë të hapjes së aplikacioneve, ku pajisja iOS e ndal kronometrin në 1 minut e 48 sekonda, ashtu
edhe në xhiron e dytë.


Duket e çuditshme, por pikërisht me hapjen për së dyti të aplikacioneve nga multitasking, iPhone Xs Max sillet më mirë se rivali, pavarësisht se Huawei ka 8GB RAM kundrejt 4GB të iPhone. Kjo tregon edhe një herë tjetër se si optimizimi i Apple është shumë më i mirë në krahasim me konkurrentët e saj Android. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment