Një gjykatë e qytetit Fuzhou në Kinë, urdhëroi katër filialet kineze të ”Apple” të ndalojnë menjëherë shkeljen e dy patentave të Qualcomm nëpërmjet importeve, shitjeve dhe ofertave të shitjeve të palicencuara në Kinë për modelet nga iPhone 6 deri tek X, bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp.

”Apple” njoftoi se të gjitha modelet e saj do të jenë në dispozicion në Kinë, në një reagim të cituar nga televizioni CNBC. Ky vendim i gjykatës kineze është një episod i ri në betejën e gjatë dhe komplekse midis ”Apple” dhe kompanisë ”Qualcomm”.

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment