Forbes ka testuar disa nga smartphone-t më të njohur Android dhe iPhone për të verifikuar mundësinë e kapërcimit të mekanizmave të njohjes së fytyrës duke përdorur një fytyrë të printuar në 3D. Të gjitha pajisjet Android janë mashtruar; iPhone ka qenë i vetmi që i ka rezistuar eksperimentit.

Fytyra është printuar nga kompania Backface në Birmingham (Britani e Madhe), një studio e pajisur me 50 videokamera që kur kombinohen sëbashku arrijnë të rikrijojnë një fytyrë të plotë në 3D. Të dhënat e mbledhura janë ngarkuar në një software editing që arrin të eliminojë çdo lloj gabimi.


Forbes është munduar të mashtrojë pesë smartphone: një iPhone X dhe katër pajisje Android: LG G7 Linq, Samsung S9, Samsung Note 8 dhe OnePlus 6. Redaktori i revistës amerikane për ekonomi dhe financë ka përdorur fytyrën e tij të printuar në 3D për të zhbllokuar pajisjet e ndryshme që ofrojnë njohjen e fytyrës si opsion dhe iPhone X ka qenë i vetmi që nuk ka mundur të zhbllokojë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment