Fortnite, një nga lojërat më të shkarkuara në App Store, është përditësuar duke shtuar një sezon të ri. Kjo lojë ambientohet në ditët e sotme, kur një stuhi e papritur zhduk 98% të popullsisë dhe krijesa të ngjashme me zombi sulmojnë të gjithë të tjerët.

Mund të merrni pjesë në misione të caktuara sëbashku me tre lojtarë të tjerë, që bashkëpunojnë në harta të krijuara rastësisht për të mledhur resurse, për të ndërtuar fortesa për t'u mbrojtur, për të mrojtur të mbijetuarit dhe për të krijuar armë dhe kurthe për të mposhtur zombit.

Me sezonin e shtatë vjen një iceberg misterioz. Mund të përdorni Zipline për t'u spostuar në hartë ose mund të fluturoni me një aeroplan. Ka me qindra zona të reja dhe plot sekrete për t'u zbuluar. Fortnite është i disponueshëm falas në App Store për iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment