Apple konfirmoi ditën e sotme spekullimet se disa iPad Pro kanë një përkulje të vogël nga paketimi. Megjithatë kompania thotë se përkulja e kasës prej alumini është fabrikisht dhe nuk duhet të ndikojë negativisht tek tableti as në performancë e as në mirëfunksionim.

Me pak fjalë Apple nuk e konsideron defekt. Sipas kompanisë përkulja është e qëllimtë sepse ndihmon në procesin e ftohjes. Gjatë javës shumë përdorues u ankuan për iPad Pro e tyre të cilët kanë filluar të përkulen në mes edhe pse nuk janë përdorur në kushte që mund të shkaktojnë një dëm të tillë.


“Problemi” është i pranishëm tek modeli LTE për shkak të shiritave prej plastike të antentës dhe struktura e aluminit është më e dobët. Përkulja u soll në vëmendje nga Youtuberi JerryRigEverything.

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment