Për të gjithë ju që keni nevojë të kryeni proçese grafike në mënyrë profesionale, tashmë mund ta bëni atë pa patur nevojë të keni një Mac Pro. Apple ka publikuar në Apple Store produktin Blackmagic eGPU i cili mund të lidhet me një Mac Mini.

BlackMagic eGPU sjell një chip-in grafik ATI Radeon Rx Vega 56 i cili ka në dispoziocion 8GB Ram HBM2, për të përpunuar renderizimet grafike. Gjithashtu i jep mundësinë përdoruesit të lidhet me pajisje të tjera nëpërmjet portave Thunderbolt dhe kjo siguron përshtatje me Mac Mini, Macbook. Gjithashtu pajisja ka portat USB 3, HDMI 2.0, Display Port dhe konsumi i energjisë është rreth 85Watt.

Për ta përdorur duhet të keni sistemin operativ OSX Mojave dhe kosto është 1,199$ të cilin tashmë mund ta porosisni direkt nga dyqani virtual i Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment