Kush ka një iPhone me Face ID, vështirë se do të kthehej pas për të përdorur Touch ID dhe gjurmët e gishtërinjve për të zhbllokuar iPhone. Po sikur modeli i ardhshëm t'i përfshinte të dyja? Një patentë e re Apple paralajmëron rikthimin e Touh ID në modelet e ardhshme, sëbashku me Face ID. Gjithashtu, edhe modeli i ardhshëm Apple Watch mund të integrojë njohjen e fytyrës.


Patenta e re shfaq një iPhone që është në gjëndje jo vetëm të njohë fytyrën e përdoruesit por edhe shenjat e gishtërinjve. Përdoruesi mund të vendosë të zhbllokojë pajisjen e tij me anë të Face ID ose Touch ID. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment